Viti arsimor 2021-2022 shënoi ngritjen për herë të parë të Klubeve të Debatit JAA në 23 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri. 460 nxënës pjesë e këtyre klubeve zhvilluan aftësitë si debatues, se si të zhvillojnë kërkimin, të përgatiten për argumentat e debatit, përmirësuan aftësitë komunikuese e prezantuese në publik….